A do të ketë largime të tjera nga AAK-ja?

para 28 dite

Pas aderimit të bujshëm të ish-kryetarit të Suharekës, Blerim Kuçi, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duket se dinamikat politike në këtë komunë vijojnë të jenë të trazuara.

A do të ketë largime të tjera nga AAK-ja?

Burime të SuharekaOnline raportojnë se të paktën edhe dy figura të tjera të rëndësishme brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë pritet të largohen nga partia.

Ndryshe nga Kuçi, destinacioni i këtyre dy figurave nuk pritet të jetë LDK-ja, duke lënë të hapur spekulimet se ku do të vazhdojnë angazhimin e tyre politik. Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zyrtarizohen këto largime dhe as emrat e partive të reja ku pritet të aderojnë.

Megjithatë, me këto zhvillime të njëpasnjëshme, është gjithnjë e më e qartë se skena politike në Suharekë po pëson ndryshime të ndjeshme. Pritet që zgjedhjet lokale të ardhshme të jenë më interesante dhe të paparashikueshme se kurrë më parë, me lëvizje të tilla që mund të rikonfigurojnë raportet e forcave politike në këtë komunë.

Etiketat

Ofertat e fundit