Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet FC Prishtinës

12.08.2022

29-vjeçari i bashkohet FC Prishtinës pas tre viteve shumë të suksesshme te skuadra e Ballkanit ku e ka fituar titullin kampion edicionin e kaluar. Gashi në karrierën e tij ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Vëllaznimin e Gjakovës dhe Istogun. Mesfushori qendror është shprehur shumë i lumtur që iu bashkua Prishtinës derisa për faqen […]

Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet FC Prishtinës Foto: Ilustrim

29-vjeçari i bashkohet FC Prishtinës pas tre viteve shumë të suksesshme te skuadra e Ballkanit ku e ka fituar titullin kampion edicionin e kaluar.

Gashi në karrierën e tij ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Vëllaznimin e Gjakovës dhe Istogun.

Mesfushori qendror është shprehur shumë i lumtur që iu bashkua Prishtinës derisa për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, thotë se i është bashkuar ekipit më të madh në Kosovë.

Emocionet e para

Sigurisht se ndjehem shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Prishtinës, dhe ndjej përgjegjësi shumë të madhe që ta bartë fanellën e ekipit “bardhekaltër”.

Vendimi për t’iu bashkuar Prishtinës

Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe duke e parë riorganizimin që është bërë brenda klubit sikurse në shtab teknik, staf dhe lojtarë, vendosa që edhe unë të bëhem pjesë e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe serioz.

Synimet

Prishtina është klub që nuk i duron pozitat e tjera në tabelë përpos atyre në krye. Prishtina gjithmonë “lufton”dhe do të “luftojë” për trofe.

Premtimi për tifozët

“Plisave” iu premtoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe ndeshje ashtu siç kam bërë edhe në ekipet e tjera ku kam luajtur.

Do të luftojmë për “Plisat” dhe do të festojmë së bashku pasi që ata janë lojtari ynë i 12-të.