Zyrtare: FC Ballkani transferon qendër mbrojtësin Leotrim Bekteshi

27.08.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se qendër mbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës suharekase. Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës. Bekteshi ka luajtur me ekipse si Iskra […]

Zyrtare: FC Ballkani transferon qendër mbrojtësin Leotrim Bekteshi Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se qendër mbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës suharekase.

Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës.

Bekteshi ka luajtur me ekipse si Iskra Borcice, SC Gjilani, Prishtina si dhe së fundmi ishte pjesë e Mjondalen.

Klubi suharekas i ka uruar mirëseardhje Bekteshit si dhe shumë suksese me fanellën e klubit.