Zyrtare: Blend Baftiu largohet nga Ballkani

31.05.2022

Pas katër viteve qëndrim në Suharekë, Baftiu është larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës. Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar largimin e Baftiut. Njoftimi i plotë i Ballkanit: 𝗙𝗔𝗟𝗘𝗠𝗜𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗧 𝗕𝗟𝗘𝗡𝗗 𝗕𝗔𝗙𝗧𝗜𝗨 Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli.  Klubi ynë ishte shumë i […]

Zyrtare: Blend Baftiu largohet nga Ballkani Foto: Ilustrim

Pas katër viteve qëndrim në Suharekë, Baftiu është larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës.

Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar largimin e Baftiut.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

𝗙𝗔𝗟𝗘𝗠𝗜𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗧 𝗕𝗟𝗘𝗡𝗗 𝗕𝗔𝗙𝗧𝗜𝗨

Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli. 

Klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë

Po largohet si kampion 

Skuadra e falenderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.

Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!

Të priftë e mbara Blendi.