Ylli po bëhet gati për edicionin e ri

Skuadra e Golden Eagle Yllit është një nga aktivet në basketboll. Skuadra therandase ka vazhduar me disa nga lojtarët kryesor edicionin e kaluar si Samir Zekiqi dhe Valon Bunjaku, por janë përforcuar edhe me amerikanin, Cody John, pastaj basketbollistin shqiptar Blendi Avdili, si dhe kanë vazhduar me trajnerin Dragan Radoviq.

Zyrtari i Klubit, Egzon Fetiu ka folur për përgatitjet e edicionit të ri.

“Ne jemi duke u përgatitur për edicionin e ri, që kur të fillon të jemi gati. Sigurisht se pandemia ka ndikuar shumë në aspektin financiar, sin ë të gjitha sported në Kosovë”, është shprehur Fetiu për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai shpreson që tifozët do të kthehen shumë shpejt në palestra.

“Synime nuk kemi as në këtë vit. Sikur në vitet e kaluara pretendojmë të zhvillojmë lojëra të mira, të paktën t’i kënaqim shikuesit në TV, pasi tashmë dihet që nuk lejohen tifozët. Shpresojmë që tifozët të rikthehen sa më shpejt”, shtoi tutje Fetiu.

Ylli edicionin e kaluar kishte zhvilluar lojëra të mira dhe arriti deri në finale të Kupës, ku ishte mundur nga Peja.

Edicioni i ri do të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e play-out-it gjithashtu do të shtyhen për një muaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.