Tuchel e dëshiron Leroy Sané tek Chelsea

07.09.2021

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel krahas përforcimit të klubit, ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Bayern Munchen, Leroy Sané. Sipas Goal.com, për ish-lojtarin e Manchester Cityt interesim kanë shprehur edhe Tottenham dhe Arsenal, por Chelsea po favorizohet në këtë aspekt nga rivalët e tyre, për arsye se mund t’i ofrojnë minuta në Champions […]

Tuchel e dëshiron Leroy Sané tek Chelsea Foto: Ilustrim

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel krahas përforcimit të klubit, ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Bayern Munchen, Leroy Sané.

Sipas Goal.com, për ish-lojtarin e Manchester Cityt interesim kanë shprehur edhe Tottenham dhe Arsenal, por Chelsea po favorizohet në këtë aspekt nga rivalët e tyre, për arsye se mund t’i ofrojnë minuta në Champions League gjermanit.

Në një marrëveshje të mundshme Chelsea është gati të ofrojë edhe futbollistë si Pulisic, Hudson-Odoi apo Ziyech.

Ndryshe, Chelsea tashmë ka filluar edicionin e ri në Premier Ligë, ku renditet e katërta me gjithsej 7 pikë të grumbulluara.