Trajneri Daja: Pozitive që Rrahmani shënoi pesë gola në dy ndeshje, më vjen mirë edhe për Krasniqin

27.07.2022

Portokallezinjtë, të martën në mbrëmje, në stadiumin „Fadil Vokrri“ e kanë mundur skuadrën e San Marinos, La Fiorita, me rezultat bindës 6:0, duke vendosur rekord sa i përket fitores më bindëse të skuadrave të Kosovës në garat evropiane. Në fakt, deri tani rekordin e mbante Prishtina, e cila kishte fituar me rezultat 5:0. Kësisoj, Ballkani […]

Trajneri Daja: Pozitive që Rrahmani shënoi pesë gola në dy ndeshje, më vjen mirë edhe për Krasniqin Foto: Ilustrim

Portokallezinjtë, të martën në mbrëmje, në stadiumin „Fadil Vokrri“ e kanë mundur skuadrën e San Marinos, La Fiorita, me rezultat bindës 6:0, duke vendosur rekord sa i përket fitores më bindëse të skuadrave të Kosovës në garat evropiane.

Në fakt, deri tani rekordin e mbante Prishtina, e cila kishte fituar me rezultat 5:0. Kësisoj, Ballkani kaloi tutje me shifrat e përgjithshme pas dy ndeshjeve, 10:0. Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Albion Rrahmani, i cili realizoi het-trik, që njëherësh është futbollisti i vetëm i klubeve kosovare që e arrin një gjë të tillë në Evropë.

Ai realizoi në minutat 6′, 8′ dhe 69′, derisa me dy gola kontribuoi Leonit Abazi (73’ 90’) dhe me një gol Ermal Krasniqi (75′).

Me këtë fitore të thellë është ndarë i lumtur edhe trajneri i FC Ballkanit, Ilir Daja.

Pas fitores ka folur trajneri Ilir Daja, duke thënë se rezultati dhe ndeshja bëjnë mirë pasi kampionati po afrohet.

“Pavarësisht se kishim një kundërshtar që nuk e ka primare profesionin e futbollit, por ne nuk e kemi nënvlerësuar, kjo ishte më e mira e kësaj ndeshje, sepse na ndihmon të futemi në ritëm”.

“Duhet të kapim ritmin maksimal sepse fillon edhe kampionati.

“Do të thosha që na vjen mirë që Krasniqi shkoi te goli, dihet që ka një moment pauze – prandaj e lamë të shkojë të goli. Pozitive është që shënon brenda dy ndeshjeve 5 gola, Rrahmani”, ka thënë Daja.

Në rrethin e tretë, Ballkani do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.