Thierry Henry shumë pranë kthimit në Angli

Aktualisht në stolin e Montreal Impact, Thierry Henry mund të rikthehet në Angli.
Drejtuesit e skuadrës së Bournemouth, që militon në Championship e shohin teknikun francez si njeriun ideal për të pasuar Jason Tindall, i cili u shkarkua nga detyra pak kohë më parë, për shkak të rezultateve të dobëta.
Sipas “Mirror”, Henry e ka marrë vendimin e tij dhe pritet të marrë drejtimin e Bournemouth ditët në vijim.
Kujtojmë se Thierry Henry për disa vite ishte lojtar i Arsenalit si dhe ishte trajneri i Monacos për tre muaj.