Tension i madh mes Interit dhe Real Madridit

23.01.2021

Shpërthen “stuhia” Hakimi. Real Madridi ishte i gatshëm ta lëshonte marokenin, por tani, pavarësisht nga një marrëveshje me shkrim, pa asnjë garanci të konsideruar thelbësore, po mendon se si të rikuperojë lojtarin nga Interi. Shkëndija që ndezi zjarrin ishte mospagesa e këstit të parë (10 milionë euro) për blerjen e kartonit, kohë e cila skadoi […]

Tension i madh mes Interit dhe Real Madridit Foto: Ilustrim

Shpërthen “stuhia” Hakimi. Real Madridi ishte i gatshëm ta lëshonte marokenin, por tani, pavarësisht nga një marrëveshje me shkrim, pa asnjë garanci të konsideruar thelbësore, po mendon se si të rikuperojë lojtarin nga Interi.

Shkëndija që ndezi zjarrin ishte mospagesa e këstit të parë (10 milionë euro) për blerjen e kartonit, kohë e cila skadoi dhjetorin e kaluar. Vetëm të shtunën e kaluar, megjithatë, zikaltrit bënë të ditur se kishin arritur një marrëveshje me vetë “Casa Blanca” për ta shtyrë pagesën më 30 mars.

Me pak fjalë, gjithçka dukej mirë. Por, çfarë do të ndodhte në vend të kësaj? Epo, sipas asaj që zbulohet nga qarqet afër Realit, marrëveshja me Interin, megjithëse e zyrtarizuar me një letër të nënshkruar, duhet të ishte shoqëruar me një seri garancish. Ndërsa Inter mohon ekzistencën e këtij detyrimi, nga Spanja argumentojnë se ishte një hap i domosdoshëm. Pra, çfarë mund të ndodhë? Interi beson se ka vepruar në mënyrë korrekte, pasi i ka raportuar vështirësitë financiare në kohë. Më pas kërkoi një shtyrje të pagesës (të vërtetuar). Me sa duket, Reali ka një mendim tjetër, aq sa do të punonte për ta sjellë Hakimin përsëri në “Bernabeu”.

Megjithatë, duhet të kuptohet nëse lëvizja është më strategjike se gjithçka tjetër dhe synon të detyrojë Interin t’i paguajë paratë menjëherë. Megjithëse, siç dihet, arkat zikaltër, për momentin kanë shumë pak disponueshmëri. Për më tepër: rregullorja e UEFA-s parashikon që licencat për të marrë pjesë në Kupat e Europës kanë, midis kërkesave të tjera, mungesën e borxheve të prapambetura ndaj klubeve të tjera të futbollit, që rrjedhin nga transferimet e lojtarëve deri 31 dhjetorin e mëparshëm.

Dhe kjo do të shpjegonte afatin e ri të 30 marsit për pagesën e këstit të parë. Kjo marrëveshje, megjithatë, sipas Realit nuk ekziston më.