Të dielën ndeshje interesante në Superligë, Drenica – Ballkani
Në fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë do të hapet me tri ndeshje interesante, që pritet të dhurojnë spektakël. Gjatë ditës së nesërme Drita e pret Feronikelin në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet me fillim prej […]
Në fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo javë do të hapet me tri ndeshje interesante, që pritet të dhurojnë spektakël.
Gjatë ditës së nesërme Drita e pret Feronikelin në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet me fillim prej orës 15:00.
Po ashtu nesër do të zhvillohen edhe ndeshjet si: Trepça ’89 – Besa dhe Arbëria – Gjilani.
Ndërsa të dielën do të luhen edhe dy ndeshje tejet interesante.
Vëmendja është në Skenderaj, ku do të zhvillohet ndeshja Drenica – Ballkani në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim prej orës 15:00.
Gjithashtu, gjatë ditës së dielë zhvillohet ndeshja Llapi – Prishtina në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim prej orës 15:00.
Ndryshe në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, Ballkani ndodhet në pozitën e parë me gjithsej 67 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 66 pikë dhe Dritën me 65 pikë.
