Të dielën derbi Prishtina – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

27.08.2021

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet xhiro e dytë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Se do të ketë ndeshje të nxehta, këtë e dëshmon edhe përforcimet e klubeve që i kanë bërë gjatë afatit kalimtar të verës si dhe përgatitjet intensive. Gjatë ditës së shtunë, dielë dhe të hënën do të zhvillohen […]

Të dielën derbi Prishtina – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet xhiro e dytë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Se do të ketë ndeshje të nxehta, këtë e dëshmon edhe përforcimet e klubeve që i kanë bërë gjatë afatit kalimtar të verës si dhe përgatitjet intensive.

Gjatë ditës së shtunë, dielë dhe të hënën do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë, ku pritet të dhurohet spektakël.

Të dielën do të zhvillohet derbi i kësaj xhiroje, ku Prishtina do të përballet me klubin nga Suhareka, Ballkanin.

Ndeshja Prishtina – Ballkani, do të zhvillohet ditën e dielë duke nisur nga ora 17:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Derbin Prishtina – Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Dardan Çaka, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Visar Kastrati, AVAR: Elvis Bicaj dhe operator do të jetë Albert Vokshi.

Vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Hajriz Hajdari dhe delegat Skender Jashari.