Disa futbollistë të Niklit kërkuan babain tim për trajner!

03.03.2020

Sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani, e ka dhënë një koment interesant në emisionin “2 me 1”, duke folur për cështjen e trajnerit të Feronikelit. Ai ka theksuar që babai i tij, Gugash Magani, i cili drejtoi Trepçën ’89 në edicionin e kaluar, u kërkua nga disa lojtarë të Niklit që të bëhet trajner pas largimit […]

Disa futbollistë të Niklit kërkuan babain tim për trajner! Foto: Ilustrim

Sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani, e ka dhënë një koment interesant në emisionin “2 me 1”, duke folur për cështjen e trajnerit të Feronikelit.

Ai ka theksuar që babai i tij, Gugash Magani, i cili drejtoi Trepçën ’89 në edicionin e kaluar, u kërkua nga disa lojtarë të Niklit që të bëhet trajner pas largimit të Agim Sopit.

Megjithatë, asgjë nuk ka pasur konkrete mes klubit dhe trajnerit.

Gugash Magani në edicionin e kaluar drejtoi Trepçën ’89

“Disa futbollistë të Feronikelit e kanë kërkuar atë (Gugash Maganin) për trajner, megjithatë mes klubit të Feronikelit dhe atij nuk ka pasur asgjë konkrete”, deklaroi sulmuesi i Ballkanit.

Magani ishte startues në ndeshjen ndaj Prishtinës, derisa lëshoi rastin më të mirë në takim pas vetëm 20 sekondave lojë, duke goditur jashtë portës, raporton GazetaOlle

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri Ismet Munishi.