Suedia fiton minimalisht, merr kryesimin e grupit ku bënë pjesë Kosova

26.03.2021

Suedia ia ka dalë të realizojë tri pikë në takimin e parë për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”. Suedia e ka mposhtur Gjeorgjinë 1-0.  Golin e vetëm e ka shënuar Viktor Claesson në minutën e 35-të pas një asisti nga Zlatan Ibrahimovic, i rikthyer te Kombëtarja suedeze.  Pas kësaj fitore Suedia kryeson grupin, kurse Kosova […]

Suedia fiton minimalisht, merr kryesimin e grupit ku bënë pjesë Kosova Foto: Ilustrim

Suedia ia ka dalë të realizojë tri pikë në takimin e parë për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Suedia e ka mposhtur Gjeorgjinë 1-0. 

Golin e vetëm e ka shënuar Viktor Claesson në minutën e 35-të pas një asisti nga Zlatan Ibrahimovic, i rikthyer te Kombëtarja suedeze. 

Pas kësaj fitore Suedia kryeson grupin, kurse Kosova ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.