Sot super ndeshje në Superligë, Dukagjini – Ballkani

20.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku këto takime janë paraparë të luhen dje (e martë, 19 tetor) dhe sot (e mërkurë, 20 tetor). Dje u zhvilluan tri ndeshje interesante, ku Prishtina e priti Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ulpiana e priti Llapin në stadiumin “Sami Kelmendi” në […]

Sot super ndeshje në Superligë, Dukagjini – Ballkani Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku këto takime janë paraparë të luhen dje (e martë, 19 tetor) dhe sot (e mërkurë, 20 tetor).

Dje u zhvilluan tri ndeshje interesante, ku Prishtina e priti Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ulpiana e priti Llapin në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe Feronikeli e priti Dritën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc.

Ndërsa, sot (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante, ku Dukagjini e pret Ballkanin dhe Gjilani – Drenicën.

Dukagjini e pret Ballkanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku edhe këto dy takime të së mërkurës zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Ndeshjen Dukagjini – Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Mervan Bejtullahu, Faton Jakupi dhe Zgjim Brahimi, ndërsa gjqytar i katërt do të jetë Lirim Jashari.

Në sistemin VAR do të jetë Dardan Çaka, AVAR: Arben Halilaj, Operator: Albert Vokshi, Vëzhgues i gjyqtarëve: Hajriz Hajdari dhe Delegat: Liridon Poroshtica.