Sonte sytë në “Fadil Vokrri”, ‘Dardanët’ duan fitore kundër Greqisë

05.09.2021

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Greqinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Në këtë ndeshje, ‘Dardanët’ hyn me fitore ndaj Gjeorgjisë. Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Greqisë gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” […]

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Greqinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Në këtë ndeshje, ‘Dardanët’ hyn me fitore ndaj Gjeorgjisë. Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Greqisë gjatë mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë mbajtur seancën e fundit para ndeshjes së sotme.

Kjo sfidë natyrisht që do të jetë e rëndësishme për të dyja kombëtaret.

Challandes theksoi së është i lumtur me lojën që shfaqur ekipi i tij në fitoren ndaj Gjeorgjisë. Tekniku zviceran thotë së sfida me Greqinë do të jetë e vështirë.

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji, jo vetëm për fitoren por edhe për paraqitjen e skuadrës. Jemi treguar të gatshëm qoftë në aspektin teknik dhe aspekte të tjera. Skuadra ka punuar si skuadër dhe kjo është më e rëndësishmja për të ardhmen e kësaj skuadre. Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë”, ka thënë Challandes.

Ndryshe, kjo ndeshje mes Kosovës – Greqisë, nis me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.