Sonte përballja e shpresave, Angli – Kosovë

07.09.2021

Kombëtarja U21 e Kosovës do të takohet sonte me Anglinë U21 në “Stadium MK” në Milton Keynes. Për Dardanët e rinj kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, derisa për Anglinë do të jetë ndeshja e parë. Kosova U21 dhe Anglia U21 janë takuar dy herë deri tani, me anglezët që i […]

Sonte përballja e shpresave, Angli – Kosovë Foto: Ilustrim

Kombëtarja U21 e Kosovës do të takohet sonte me Anglinë U21 në “Stadium MK” në Milton Keynes. Për Dardanët e rinj kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, derisa për Anglinë do të jetë ndeshja e parë.

Kosova U21 dhe Anglia U21 janë takuar dy herë deri tani, me anglezët që i kanë fituar të dy ndeshjet pa pësuar gol.

Derisa Kosova nuk përballet me ndonjë problem para këtij takimi dhe e nisi mirë fushatën kualifikuese duke e mundur Andorrën në ndeshjen hapëse në qershor, jo gjithçka ka shkuar mirë për Anglinë.

Skuadra e Lee Carsley u detyrua ta anulojë udhëtimin drejt Rumanisë të premten pak orë para nisjes, për shkak të rasteve me Covid-19 në skuadër dhe si pasojë ndeshja u anulua.

Tre luanët e rinj tani përballen me Kosovën në ndeshjen e tyre të parë në këtë fushatë.

Anglisë do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, Harvey Elliott i Liverpoolit shkaku i një lëndimi dhe Ryan Sessegnon i Tottenhamit, i cili u largua nga grumbullimi po ashtu shkaku i një lëndimi të vogël.

Grupit G i prin Republika e Çekisë me 6 pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria me nga tri pikë nga ndeshjet e para.

Anglia është pa pikë pasi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje, ndërsa Andorra është e fundit pa pikë pas tri ndeshjeve.