Anglia dominon dhe e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Serbisë

16.06.2024

Anglia ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Serbisë prej 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në EURO 2024.

Fillimi i ndeshjes u takoi anglezëve, që pothuajse për pesë minuta mbajtën topin me pasime të sakta, por pa rast konkret.

Por nuk vonoi shumë dhe Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0 pas harkimit të Bukayo Saka.