Sonte finalja e madhe e Kupës në Suharekë, Golden Eagle Ylli ndaj Sigal Prishtinës

Momenti i së vërtetës ka ardhur. Sot është dita e finaleve, ku në konkurrencën e femrave do të përballen Bashkimi dhe Prishtina, kurse në atë të meshkujve Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

Dy finale të jashtëzakonshme, që pritet të sjellin ndeshje shumë interesante.

Bashkimi dhe Prishtina janë dy skuadra me traditë në basketbollin e femrave të Kosovës dhe sigurisht e duan edhe një trofe. Me përforcimet që i kanë bërë, synimi i Kupës është prioritet për këto dy skuadra.

Te meshkujt, Ylli-Prishtina është një sfidë që po pritet me interesim të madh. Therandasit luajnë në shtëpinë e tyre dhe e duan trofeun e parë në histori të klubit, kurse bardhekaltrit kanë shumë përvojë dhe do të tentojnë të sjellin edhe një trofe në kryqytet.

Takimet do të zhvillohen në Suherakë, ku janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Kupës.

Klubi organizator Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të bëjnë çmos që takimet finale të shkojnë sipas planit.

Orari

E diel

14:00 Finalja e Femrave: Prishtina-Bashkimi

17:30 Finalja e Meshkujve: Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

RAPORTO