Solskjaer i Man UTD e do Vedat Muriqin si alternativë për Rashfordin

12.02.2020

Mediumet turke kanë raportuar që një kohë që Manchester Unitedi është i interesuar ta transferojë Vedat Muriqin për ta përforcuar repartin e sulmit. Sipas Fanatik, vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer e kishte shikuar ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë për ta parë se si luan kosovari. Lajmet që e lidhin Manchester Unitedit me sulmuesin kosovar të […]

Solskjaer i Man UTD e do Vedat Muriqin si alternativë për Rashfordin Foto: Vedat Muriqi

Mediumet turke kanë raportuar që një kohë që Manchester Unitedi është i interesuar ta transferojë Vedat Muriqin për ta përforcuar repartin e sulmit.

Sipas Fanatik, vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer e kishte shikuar ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë për ta parë se si luan kosovari.

Lajmet që e lidhin Manchester Unitedit me sulmuesin kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqit, nuk janë asgjë e re. Mediat turke e kishin paralajmëruar një transferim të tillë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Express.

Ndërsa, sot e përditshmja turke Fanatik raporton se trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e kishte shikuar personalisht ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë në stadiumin St. Mary’s në tetor të vitit të kaluar.

Anglia e kishte fituar atë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 me rezultat 5:3, mirëpo Muriqi kishte qenë mbresëlënës me një gol të shënuar dhe dy asistet për Valon Berishën.

Lajmi i Fanatik vazhdon duke pretenduar se trajneri norvegjez e sheh Muriqin si alternativë të përsosur për Marcus Rashfordin.

Edhe Lazio, Fiorentina, Burnley, Tottenhami dhe Aston Villa raportohet se janë në garë për t’i siguruar shërbimet e kosovarit 25-vjeçar gjatë afatit kalimtar të verës.

Muriqi mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të Fenerbahçes dhe gjiganti turk është i gatshëm ta shesë Muriqin vetëm nëse ndonjë klub bën ofertë më një shumë të madhe parash.

Fanatik më herët kishte raportuar se Fenerbahce ia ka vendosur çmimin prej 30 milionë funteve yllit kosovar, përkundër që verën e kaluar e blenë atë për vetëm 3 milionë euro.

Muriqi ka qenë mbresëlënës gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen, duke i shënuar 13 gola dhe duke asistuar me pesë të tjera. 

Etiketat