Skuadra e ligës së tretë turpëron Realin, eliminon nga Kupa e Mbretit
Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime. Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey. Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyç, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas […]
Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime.
Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey.
Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyç, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan.
Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alcoyanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.