S’ka fitues në derbin e Anamoravës, FC Ballkani mbetet lider i Superligës

  • 10.03.2022
S’ka fitues në derbin e Anamoravës, FC Ballkani mbetet lider i Superligës

Sot u zhvillua edhe derbi i Anamoravës, por ky takim nuk sjelli fitues.

Në derbin e Anamoravës, Drita dhe Gjilani pas 90 minuta lojë i ndanë pikët duke barazuar 1-1, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 24-të të elitës së futbollit kosovar.

Ishin “Skifterat” të parë që kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Shend Kelmendi në pjesën e parë të ndeshjes.

Ndërkaq, në fillim të pjesës së dytë rezultati u barazuar nga Ilir Blakçori.

Me këtë barazim, Gjilani e lëshoi mundësinë ta “rrëmbejë” liderin e Superligës, kjo pas humbjes së djeshme të klubit suharekas, Ballkani, i cili u mposht nga Malisheva.

Gjilani në drejtim të Ismet Munishit është një pikë prapa liderit FC Ballkani, skuadër kjo e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja.

Kurse, Drita mbetet gjashtë pikë prapa liderit Portokalli.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët

[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë

Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë

Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj

Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore

Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale

Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë