Shënoi ndaj Feronikelit, Daku me golin e 27-të në Superligë, barazon rekordin historik

19.04.2021

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës. Kjo javë ka sjelluar ndeshjet tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Feronikelit ndaj Ballkanit. Në këtë sfidë, Ballkani në drejtim të Bledi Shkëmbit ka arritur të fitojë me rezultat 2-0. Mirlind Daku ka […]

Shënoi ndaj Feronikelit, Daku me golin e 27-të në Superligë, barazon rekordin historik Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Kjo javë ka sjelluar ndeshjet tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Feronikelit ndaj Ballkanit.

Në këtë sfidë, Ballkani në drejtim të Bledi Shkëmbit ka arritur të fitojë me rezultat 2-0.

Mirlind Daku ka shënuar gol nga penalltia për Ballkanin në vizitë te Feronikeli për të shtuar avantazhin në 2-0.

Me këtë gol sulmuesi i klubit suharekas, Daku ka gjetur golin e 27-të në Superligën e Kosovës, kështu duke barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë në këtë kompeticion nga Oto John si dhe Ahmet Haliti.

Golin e parë për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi.