Sfida ndaj Trepçës ’89 në Superligë, Ballkani zhvillon seancë stërvitore

18.03.2021

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo xhiro pritet të na sjellë sfida tejet interesante. Llapi do të përballet me Arbërinë, Drita ndaj Drenicës, po ashtu do të zhvillohet edhe ndeshja Besa – Feronikeli. Ndërkohë do të luhet edhe ndeshja Prishtina – Gjilani si dhe Trepça ’89 […]

Sfida ndaj Trepçës ’89 në Superligë, Ballkani zhvillon seancë stërvitore Foto: Ilustrim

Edhe në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro pritet të na sjellë sfida tejet interesante.

Llapi do të përballet me Arbërinë, Drita ndaj Drenicës, po ashtu do të zhvillohet edhe ndeshja Besa – Feronikeli.

Ndërkohë do të luhet edhe ndeshja Prishtina – Gjilani si dhe Trepça ’89 – Ballkani.

Para kësaj ndeshje, klubi suharekas i drejtuar nga Bledi Shkëmbi sot ka zhvilluar seancë stërvitore.

Kujtojmë se FC Ballkani është në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 52 pikë.

Më poshtë mund t’i gjeni disa foto gjatë stërvitjes së klubit suharekas para ndeshjes ndaj Trepçës ’89: