Ronaldo pas humbjes turpëruese: Tifozët meritojnë më mirë, koha të reagojmë tani

25.10.2021

“The Reds” i dhanë një mësim djajve të kuq në shtëpinë e këtyre të fundit duke krijuar një situatë tepër të vështirë për Solskjaer ku heroi i madh ishte pikërisht ai, Mohamed Salah që realizoi tri gola njëri më i bukur se tjetri. Sulmuesi egjiptian bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në Premier League, […]

“The Reds” i dhanë një mësim djajve të kuq në shtëpinë e këtyre të fundit duke krijuar një situatë tepër të vështirë për Solskjaer ku heroi i madh ishte pikërisht ai, Mohamed Salah që realizoi tri gola njëri më i bukur se tjetri.

Sulmuesi egjiptian bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në Premier League, plot 106 të tillë duke parakaluar Didier Drogba. Sa për ndeshjen nuk mund të behet asnje shpjegim pasi u luajt vetëm me një portë ku vec golave të Salah realizuan edhe Keita me Jota.

Për t’u përmendur edhe kartoni i kuq i Pogba për njê ndërhyrje horror, çka pasqyron edhe momentin e vështirë të Man. United.

Ndërkaq pas kësaj humbje, Cristiano Ronaldo ka thënë se tifozët e Manchester Unitedit meritojmë më mirë, pasiqë ata përjetuan vuajtje gjatë kësaj humbje.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në ligën elitare angleze dhe Ronaldo iu ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të vet të reagojnë.  

“Nganjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë ne. Nganjëherë të shënojnë nuk është ajo që duam ne. Dhe përgjegjësia është e jona, vetëm e jona, sepse askush tjetër nuk ka faj”, shkroi Ronaldo në Instagram.

Po ashtu, Ronaldo ka shkruar se: “Tifozët tanë ishim të mahnitshëm përsëri duke na mbështetur vazhdimisht. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë, dhe na takon neve t’i përmbushim zotimet. Koha është tani!”.