Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy super ndeshjet e sotme

10.03.2020

Pavarësisht panikut që po përjeton Evropa nga koronavirusi, UEFA ka vendosur që të luhen dy ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve. Sot në orën 21:00 RB Leipzig do të presë Tottenhamin në stadiumin “Red Bull Arena” ndërsa sfida e parë përfundoi 1-0 në favor të skuadrës gjermane – çka e bën edhe favorit për […]

Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy super ndeshjet e sotme Foto: NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Pavarësisht panikut që po përjeton Evropa nga koronavirusi, UEFA ka vendosur që të luhen dy ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Sot në orën 21:00 RB Leipzig do të presë Tottenhamin në stadiumin “Red Bull Arena” ndërsa sfida e parë përfundoi 1-0 në favor të skuadrës gjermane – çka e bën edhe favorit për të kaluar në fazën tjetër.

Paralel edhe në Spanjë do të zhvillohet sfida mes Valencias dhe Atlantës, ku italianët sfidën e parë e fituan me rezultatin thellë 1-4.

Skuadrat do të synojnë të presin dy bileta për në çerekfinale të garës më të rëndësishëm të futbollit në Evropë.

Si pasojë e koronavirusit, të gjitha sportet në Itali janë pezulluar.