Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas tri ndeshjeve të xhiros së 19-të

15.02.2021

Të shtunën ka filluar stinori pranveror në Superligë, ku janë zhvilluar tri ndeshje nëpër mot të ftoftë dhe me reshje bore. Skuadra kampione në fuqi, Drita ka shënuar fitore në duel me Llapin, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e ka shënuar Astrit Fazliu në minutën […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas tri ndeshjeve të xhiros së 19-të Foto: Ilustrim

Të shtunën ka filluar stinori pranveror në Superligë, ku janë zhvilluar tri ndeshje nëpër mot të ftoftë dhe me reshje bore.

Skuadra kampione në fuqi, Drita ka shënuar fitore në duel me Llapin, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e ka shënuar Astrit Fazliu në minutën e 74-të.

Fitore në shtëpi ka realizuar edhe Prishtina, e cila në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mundur Drenicën, me shifrat 3:1. Alban Shillova i zhbllokoi shifrat e kësaj ndeshje në minutën e 13-të, por rezultatin e barazoi Dos Santos, në minutën e 44-t. Në pjesën e dytë Prishtina u tregua më efikase dhe arriti që të shënojë edhe dy herë nëpërmjet Leonit Abazit, në minutën e 62-të dhe Gentian Muçës, në minutën e 71-të.

Ndërkaq, Ballkani shënoi fitore si mysafir në Brestovik në duel me Besën, me rezultat bindës 3:0. Golat për portokallezinjtë i shënuan Edvin Kuç (22’) dhe Blend Baftiu (44’, 45′).

Klubi suharekas pas kësaj fitore ka gjithsej 19 ndeshje të zhvilluara, 13 prej tyre të fituara, 2 barazime dhe 4 humbje.

Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 41 pikë.

Ndërkaq Drita me 44 pikë në pozitën e parë, Prishtina në pozitën e tretë me 35 pikë.