Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, pas humbjes së Ballkanit ndaj Drenicës
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Drenicës ndaj Ballkani si dhe Llapi ndaj Prishtinës. Ndeshja Drenica – Ballkani u zhvillua dje me fillim prej orës 15:00 në stadiumin […]
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante.
Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Drenicës ndaj Ballkani si dhe Llapi ndaj Prishtinës.
Ndeshja Drenica – Ballkani u zhvillua dje me fillim prej orës 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenica ka shënuar fitore si vendas, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1.
Drenica me këtë fitore ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë. Me këtë fitore Drenica tashmë renditet e gjashta me 38 pikë. Golat për Drenicën i shënuan Kreshnik Uka (19’) dhe Denisson Silva (50’), derisa golin e vetëm për Ballkanin e realizoi Mevlan Zeka (51’).
Prishtina është tashmë lidere e re, pasi me fitore si mysafire ndaj Llapit dhe në saje të humbjes së Ballkanit në Skenderaj, ka arritur të ngjitet në pozitën e parë me 69-të pikë, një më shumë se sa Drita në pozitën e dytë, përkatësisht dy më shumë se ish-lideri pas javës së kaluar, Ballkani.
Bardhekaltrit e kryeqytetit iu gëzuan tri pikëve të reja në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me shifrat 3:1. Golat për prishtinasit i shënuan Gauthier Mankenda (15’), Leutrim Bekteshi (40’) dhe sulmuesi i rikthyer nigerian, Otto John (63’), derisa golin e vetëm për llapjanët e shënoi Adonis Aliu (19’).
Po ashtu në këtë xhiro u zhvilluan edhe ndeshjet Drita – Feronikeli, Trepça ’89 – Besa dhe Arbëria – Gjilani.
Skuadra kampione në fuqi, Drita është rikthyer te fitorja, duke e mundur në shtëpi Feronikelin, me rezultat 3:1.
Kjo fitore ia mundëson Dritës ta vazhdojë garën për mbrojtje të titullit, derisa Feronikeli mbetet i rrezikuar për rënie nga elita. Golat për Dritën i shënuan Festim Alidema (16’-pen), Astrit Fazliu (49’) dhe Xhevdet Shabani (73’), derisa golin e nderit për skuadrën nga Drenasi e realizoi Marko Simonovski.
Gjilani ka shënuar fitore si mysafir në duel me Arbërinë në Podujevë, me përmbysje të rezultatit 4:3, duke ia vështirësuar skuadrës së Arbnor Morinës garën për mbijetesë.
Për gjilanasit shënuan Besar Musolli, Gerhard Progni (38’, 86’) dhe Shend Kelmendi (89’), derisa për Arbërinë realizuan Cesar Santos (8’-pen), Almir Kryeziu (20’) dhe Kreshnik Bahtiri (52’).
Ndërkohë, Besa pas pikës së fituar ndaj Dritës në mesjavë e ka përgatitur një tjetër befasi, kësaj radhe duke barazuar me Trepçën’89 në Mitrovicë, 1:1.
Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e Diellor Besenit, në minutën e 20-të, derisa shifrat i barazoi Arbnor Muja, në minutën e 64-t.
Më poshtë renditja tabelare e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 32-të:
| Ekipet | Pikët |
| 1. Prishtina | 69 |
| 2. Drita | 68 |
| 3. Ballkani | 67 |
| 4. Gjilani | 47 |
| 5. Llapi | 39 |
| 6. Drenica | 38 |
| 7. Trepça ’89 | 36 |
| 8. Feronikeli | 35 |
| 9. Arbëria | 33 |
| 10. Besa | 12 |