Renditja tabelare në Superligë, Ballkani vazhdon në vendin e parë

16.09.2021

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan tre ndeshje të xhiros së 4-të në Superligën e Kosovës në futboll, teksa në këto momente po zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Dy skuadrat e kreut të renditjes, Drita dhe Ballkani e kanë mbyllur duelin e tyre […]

Renditja tabelare në Superligë, Ballkani vazhdon në vendin e parë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan tre ndeshje të xhiros së 4-të në Superligën e Kosovës në futboll, teksa në këto momente po zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Dy skuadrat e kreut të renditjes, Drita dhe Ballkani e kanë mbyllur duelin e tyre pa fitues dhe pa gola.

Ndonëse të dyja skuadrat patën rastet e tyre për gol, asnjëra nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Ndërkohë, Malisheva ka vazhduar me paraqitje të mira, teksa si mysafire e ka mundur Llapin, me rezultat 3:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Golat për Malishevën i realizuan Torvioll Stullqaku (57’, 59’) dhe  Oliver (90+). Për llapjanët kjo ishte humbja e dytë si vendas, derisa ka realizuar edhe dy barazime.

E fitores së dytë iu gëzua Feronikeli, që në shtëpi e mundi Dukagjinin, me shifrat 1:0. Skuadrës nga Drenasi i mjaftoi goli i Ard Qorrit në minutën e 6-të për tri pikë të rëndësishme në këtë fillim të edicionit.

Në renditjen tabelare, dy vendet e para janë me pikë të njëjta, ku në këto pozita bëjnë pjesë Ballkani dhe Drita me nga 8 pikë.

Në vendin e tretë renditet Malisheva me 7 pikë, ndërsa Drenica në vendin e 4-të me 7 pikë, Feronikeli në të 5-të me 6 pikë, Gjilani në të 6-të me 5 pikë, Dukagjini në të 7-të dhe Llapi në të 8-të me nga 2 pikë, Prishtina në të 9-të dhe Ulpiana në të 10-të me nga një pikë.