Qëndrim Zyba i bashkohet FC Ballkanit në përgatitje

16.06.2022

Kështu ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”. Ballkani Qëndrimit i ka uruar shëndet dhe shumë suksese me klubin e vendlindjes së tij. Dje ekipi ka kryer stërvitjen e radhës, teksa nga stafi teknik ishte planifikuar vetëm një stërvitje. Ndryshe nga ditët e tjera, klubi dje ka […]

Qëndrim Zyba i bashkohet FC Ballkanit në përgatitje Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.

Ballkani Qëndrimit i ka uruar shëndet dhe shumë suksese me klubin e vendlindjes së tij.

Dje ekipi ka kryer stërvitjen e radhës, teksa nga stafi teknik ishte planifikuar vetëm një stërvitje.

Ndryshe nga ditët e tjera, klubi dje ka zbritur në fushë vetëm pasdite. Në këtë mënyrë, ekipi kishte mundësi të rikuperonte energjitë e humbura.

Ballkani nën udhëheqjen e trajnerit Ilir Daja po përgatitet në Ohër për garat evropiane, për ndeshjen në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë në këtë raund Ballkani do të përballet me Zalgiris të Lituanisë, ku kjo ndeshje do të zhvillohet më 5/6 korrik, kurse ajo e kthimit pas një jave.

Ndryshe, Zyba ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me FC Ballkanin.

Talenti 21-vjeçar cilësohet si njëri nga fubollistët më me perspektivë në futbollin vendor.