Përfundon ndeshja, Ballkani barazon në duelin e parë ndaj Zalgiris
Të dy golat e kësaj përballje u shënuan në pjesën e parë. Ishte Nazmi Gripshi ai që realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të me një supergol nga largësia. Pas 10 minutave, mysafirët barazuan në 1-1 përmes Oliver Buff, i cili realizoi me kokë nga rivënia anësore, në rastin e tyre të parë në […]
Të dy golat e kësaj përballje u shënuan në pjesën e parë.
Ishte Nazmi Gripshi ai që realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të me një supergol nga largësia.
Pas 10 minutave, mysafirët barazuan në 1-1 përmes Oliver Buff, i cili realizoi me kokë nga rivënia anësore, në rastin e tyre të parë në takim.
Kosovarët ishin bindshëm më të mirë në këtë pjesë, por dështuan t’i shfrytëzonin rastet e tjera të shënimit, raporton GazetaOlle.
Edhe gjatë pjesës së dytë djelmoshat e Ilir Dajës kontrolluan tempon e lojës, por pa arritur të bëjnë diferencën.
Tashmë skuadra e cila kualifikohet në raundin tjetër do të vendoset në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në Lituani.