Përfaqësuesit e Rudiger nuk janë në bisedime me Chelsean për kontratë të re

11.10.2021

Rudiger mbetet 100 përqind i përkushtuar ndaj Chelsea, por dëshiron të vlerësojë të gjitha opsionet e tij në janar kur të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me një klub të huaj. Qëndrimi në Chelsea mbetet një nga ato opsione. Sky Sports News raportoi muajin e kaluar Chelsea do të duhej ta bënte atë një nga lojtarët […]

Përfaqësuesit e Rudiger nuk janë në bisedime me Chelsean për kontratë të re Foto: Ilustrim

Rudiger mbetet 100 përqind i përkushtuar ndaj Chelsea, por dëshiron të vlerësojë të gjitha opsionet e tij në janar kur të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me një klub të huaj.

Qëndrimi në Chelsea mbetet një nga ato opsione.

Sky Sports News raportoi muajin e kaluar Chelsea do të duhej ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në klub për të pasur një shans për ta mbajtur atë.

Rudiger thotë se është “i nderuar” nga interesimi i raportuar nga Bayern Munich – por “ndihet mirë” në Chelsea.

Reprezentuesi gjerman gjithashtu tha se nuk do të nxitojë asgjë pasi e përshkroi vendimin e tij të ardhshëm si “më i rëndësishmi në karrierën time profesionale”.