Për dhunën brutale ndaj Stivi Frashërit raporton edhe mediumi i madh zviceran

06.04.2022

Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri u rrëzua nga tifozët dhe u godit në kokë, duke u dërguar në spital pa ndjenja. E ky rast i dhunës së ushtruar ndaj portierit Stivi Frashëri nga tifozët e Gjilanit ka rrëmbyer titujt edhe të mediave të huaja. Është pikërisht mediumi i madh zviceran, Blick, që ka shkruar […]

Për dhunën brutale ndaj Stivi Frashërit raporton edhe mediumi i madh zviceran Foto: Ilustrim

Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri u rrëzua nga tifozët dhe u godit në kokë, duke u dërguar në spital pa ndjenja.

E ky rast i dhunës së ushtruar ndaj portierit Stivi Frashëri nga tifozët e Gjilanit ka rrëmbyer titujt edhe të mediave të huaja.

Është pikërisht mediumi i madh zviceran, Blick, që ka shkruar një artikull rreth këtij rasti.

Portieri goditet brutalisht nga një tifoz

Në ligën më të mirë të Kosovës, në kohën shtesë KF Gjilani barazoi me rezultat 1-1 ndaj KF Ballkanit. Vluan emocionet dhe tifozët vërshojnë në fushë. Fatkeqësisht, disa njerëz kaotikë sulmojnë portierin kundërshtar dhe e rrëzojnë atë, thuhet në artikullin e mediumit zviceran.