Nuk shënonte prej tri ndeshjeve, ky është reagimi i Dakut të Ballkanit pas het-trikut ndaj Arbërisë

12.03.2021

Dje kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në këtë xhiro Arbëria është përballur me Ballkanin, ku suharekasit në drejtim të Bledi Shkëmbit shënuan fitore me rezultat të thellë 2-6. Ballkani, që e mundi Arbërinë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2:6. Het-trik në këtë ndeshje realizoi […]

Nuk shënonte prej tri ndeshjeve, ky është reagimi i Dakut të Ballkanit pas het-trikut ndaj Arbërisë Foto: Ilustrim

Dje kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë xhiro Arbëria është përballur me Ballkanin, ku suharekasit në drejtim të Bledi Shkëmbit shënuan fitore me rezultat të thellë 2-6.

Ballkani, që e mundi Arbërinë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2:6. Het-trik në këtë ndeshje realizoi Mirlind Daku (42’, 66’, 69’), derisa me nga një gol për fitoren e Ballkanit kontribuuan edhe Arbër Hoxha (33’), Nazmi Gripshi (56’) dhe Mevlan Zeka (78’).

Ndërkaq, për Arbërinë shënuan Almir Kryeziu (65’) dhe Marclei Cesar.

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është top shënuesi i sivjetëm i Superligës së Kosovës.

Por para kësaj ndeshje, Daku kishte një ngërrç ku nuk kishte shënuar në tri ndeshje radhazi ndaj Drenicës, Llapit dhe Gjilanit.

Pas het-trikut të realizuar ndaj Arbërisë, Daku ka reaguar në rrjetet sociale.

“A ju kam munguar? +3 për skuadrën dhe +3 për mua”, ka shkruar Daku.

Pas 24 xhirove në elitën e futbollit kosovar, Daku i prinë listës së shënuesve me 25 gola.

Kujtojmë se aktualisht FC Ballkani ndodhet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 51 pikë, ku prej 24 ndeshjeve të zhvilluara, suharekasit kanë 16 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.