Nuk i kaloi provat, portieri francez dhe FC Ballkani i ndajnë rrugët

25.01.2021

Ballkani është në kërkim të një portieri, të cilit do t’ia besonte portën në edicionin pranveror të futbollit. Gjatë qëndrimit në Antali të Turqisë, portieri Jeremy Malherbe, ka qenë në prova tek ekipi nga Suhareka për më shumë se 1 javë. Francezi ka konfirmuar për Indeksonlinen se nuk ka arritur marrëveshje me Ballkanin. “Sot biseduam […]

Nuk i kaloi provat, portieri francez dhe FC Ballkani i ndajnë rrugët Foto: Ilustrim

Ballkani është në kërkim të një portieri, të cilit do t’ia besonte portën në edicionin pranveror të futbollit.

Gjatë qëndrimit në Antali të Turqisë, portieri Jeremy Malherbe, ka qenë në prova tek ekipi nga Suhareka për më shumë se 1 javë.

Francezi ka konfirmuar për Indeksonlinen se nuk ka arritur marrëveshje me Ballkanin.

“Sot biseduam me zyrtarët e klubit dhe u njoftova se duhet të vazhdoj rrugën time, pra nuk kam nënshkruar kontratë”, theksoi 29-vjeçari.

Javën e kaluar Ballkani nënshkroi me portierin Damir Ljuljanoviq që vjen nga Deçiçi i Malit të Zi.

Ky është përforcimi i tretë për suharekasit në janar, pas Diar Miftarajt e Arbër Shalës.