Nga sot biletat e ndeshjes FC Ballkani – Sivasspor mund të blehen edhe në zyret e klubit

08.10.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani të premten ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen kundër Sivassporit. Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve në Conference League dhe luhet me 13 tetor në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, Fillimisht biletat kanë dal në shitje përmes platformës online në linkun: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do. Nga […]

Nga sot biletat e ndeshjes FC Ballkani – Sivasspor mund të blehen edhe në zyret e klubit Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani të premten ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen kundër Sivassporit.

Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve në Conference League dhe luhet me 13 tetor në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë,

Fillimisht biletat kanë dal në shitje përmes platformës online në linkun: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do.

Nga sot biletat për këtë ndeshje mund të blihen edhe te zyrat e klubit në qytetin e Suharekës.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro, dhe VIP 40 euro.

Për këtë ndeshje ka pasur interesim të madh për ta ndjekur nga afër, ku brenda pak orëve raportohet se janë shitur më shumë se gjysma e biletave.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifozë Shqiptar

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – Sivasspor

07/10/2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe Sivasspor , ndeshje në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 13/10/2022 në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do

Pra biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.

* Vemendje

Prej ditës së Shtune ora 09:00 mund ti bleni biletat edhe në zyret e klubit në Suharekë ( zyrtarët e klubit do t’iu asistojn për ti blerë biletën)

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 2 euro,
Lindje 5 euro,
Perëndim 10 euro, dhe
VIP 40 euro (ne zonen Vip është i përfshirë Cateringu)

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Na priftë e mbara