Neymar zyrtarizon shkuarjen e Messit në PSG: U bashkuam përsëri
Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain më në fund duket se po përfundon. Kjo pas një analizimi të detajuar të kontratës që PSG i’a dhuroi argjentinasit. Pas 21 vitesh karrierë, Messi u largua nga Barcelona, ku në konferencë për media mes lotësh tha se nuk dëshironte që një gjë e tillë të ndodhë në […]
Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain më në fund duket se po përfundon.
Kjo pas një analizimi të detajuar të kontratës që PSG i’a dhuroi argjentinasit.
Pas 21 vitesh karrierë, Messi u largua nga Barcelona, ku në konferencë për media mes lotësh tha se nuk dëshironte që një gjë e tillë të ndodhë në këtë mënyrë.
Neymar ka zyrtarizuar transferimin e Messit në klubin francez, përmes një instastory të publikuar në Instagram.
“U bashkuam përsëri”, ka shkruar Neymar duke e zyrtarizuar kalimin e argjentinasit në PSG.
