Nesër ndeshja Ballkani – Dukagjini, orari dhe gjyqtarët e javës së katërt në Superligë

27.08.2022

Në këtë fundjavë do vazhdojë elita e futbollit kosovar me ndeshjet e xhiros së katërt. Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me pesë ndeshje që janë në program për tu zhvilluar. Gjatë ditës së sotme (e shtunë) Gjilani takohet me Trepçën ’89, ndeshje kjo e cila drejtohet nga Visar Kastrati. Gjilani aktualisht ka dy fitore […]

Në këtë fundjavë do vazhdojë elita e futbollit kosovar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me pesë ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) Gjilani takohet me Trepçën ’89, ndeshje kjo e cila drejtohet nga Visar Kastrati.

Gjilani aktualisht ka dy fitore dhe një barazim, duke qenë në krye të tabelës me shtatë pikë, ndërsa skuadra nga Mitrovica është në të shtatin me dy sosh pas dy barazimesh.

Një takim tjetër interesant është edhe ai në Malishevë, kur në stadiumin “Liman Gegaj”, Drenica do të synojë të marrë së paku një pikë.

Malisheva ka tre pikë, pas një humbje dhe një fitore, ndërsa skuadra nga Skenderaj ka një sosh, pas një barazimi dhe dy humbjesh.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen sot me fillim prej orës 17:00.

Ndërkaq, nesër do të luhen edhe tri ndeshjet që janë në program të javës së katërt.

Derbi i kësaj jave padyshim se do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Prishtinën të dielën me fillim nga ora 17:00, derisa nga e njëjta orë Ferizaj takohet me Dritën.

Kurse, ditën e diel me fillim nga ora 20:00, Ballkani do të ndeshet me Dukagjinin e Klinës.

Ndeshja Ballkani – Dukagjini zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku drejtësi do të ndajë Mervan Bejtullahu, me asistentët Fatlum Jashari dhe Enis Bejtullahu, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajgora, në VAR Genc Nuza, AVAR Fatmir Sekiraqa, operator Arianit Rrmoku, vëzhgues i gjyqtarëve Isa Mustafa dhe delegat Liridon Poroshtica.

Aktualisht Ballkani ka vetëm një ndeshje të zhvilluar, ku ka arkëtuar 3 pikë nga triumfi në ndeshjen ndaj Drenicës.