Nesër miqësorja e fundit para fillimit të stinorit, FC Ballkani ndaj FC Malishevës

Pas përfundimit të fazës përgatitore në Shqipëri e Antalia, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është rikthyer në Kosovë duke bërë edhe këtu disa përgatitje për fillimin e stinorit pranveror.
Në kuadër të fazës përgatitore klubi suharekas ka zyrtarizuar edhe takimin e radhës miqësor.
Suharekasit do të përballen nesër me Malishevën.
Kjo do jetë ndeshja e fundit përgatitore.
Takimi luhet në Suharekë, teksa do të nis nga ora 13:00.
Malisheva në pranverë do kërkoj inkuadrimin në Superligë, kurse Ballkani titullin.