Nesër e gjithë Kosova në stadium, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

12.10.2022

FC Ballkani ka shitur të gjitha biletat për duelin ndaj klubit turk Sivasspor që zhvillohet të enjten. Klubi suharekas triumfoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Turqi, duke e arritur fitoren e parë në grupe pasi mposhti klubin turk me rezultat 4-3. Ballkani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se biletat për […]

Nesër e gjithë Kosova në stadium, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspor Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka shitur të gjitha biletat për duelin ndaj klubit turk Sivasspor që zhvillohet të enjten.

Klubi suharekas triumfoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Turqi, duke e arritur fitoren e parë në grupe pasi mposhti klubin turk me rezultat 4-3.

Ballkani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se biletat për këtë të ndeshje të Conference League, janë shitur krejtësisht dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot me tifozë në përkrahje të Ballkanit.

Njoftimi i Ballkanit:

TICKETS SOLD OUT 100% !!!
Faleminderit shumë të gjithë tifozëve për këtë interesim të jashtëzakonshëm

Nesër e gjithë KOSOVA në stadium për BALLKANIN

Fitorja në ndeshjen ndaj Sivassporit, iu mundësoi ‘Portokallinjtëve’ që të pozicionohen si liderë të grupit, me pikë të njëjta me tri skuadrat e tjera, Slavia Praga, Sivasspor dhe Cluj, por numri më i lartë i golave të shënuar ka bërë që ata të kenë lidershipin.