Ndryshon renditja tabelare në Superligë, Ponte Prizreni pozicionohet në vendin e parë
Ponte Prizreni ka shënuar fitore me rezultat 117:95 (24:22, 39:30, 29:23, 25:20) ndaj Bashkimit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe kjo bëri që çereku i parë të përfundojë 24:22. Por, në periudhën e dytë, Ponte ishte më e mirë, duke pasur […]
Ponte Prizreni ka shënuar fitore me rezultat 117:95 (24:22, 39:30, 29:23, 25:20) ndaj Bashkimit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe kjo bëri që çereku i parë të përfundojë 24:22. Por, në periudhën e dytë, Ponte ishte më e mirë, duke pasur disa herë epërsi deri në 12 pikë, kurse pjesa e parë përfundon 63:52.
Epërsia e Prizrenit u rrit edhe më shumë në periodën e tretë, duke kontrolluar ndeshjen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 92:75. Në 10 minutat e fundit loja ishte paksa më e barabartë dhe Ponte Prizreni triumfon 117:95.
Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Landon Taliaferro me 31 pikë, Kwame Vaughn me 26 pikë e tetë asistime dhe Arti Hajdari me 20 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 33 pikë e gjashtë kërcime, Obinne Oleka me 23 pikë e 14 kërcime dhe Milos Latkoviq me 28 pikë.
Ponte Prizreni ka 14 fitore dhe shtatë humbje, kurse Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.
Pas kësaj fitoreje Ponte Prizreni pozicionohet në vendin e parë me 36 pikë duke lënë pas Rahovecin me 34 pikë dhe Golden Eagle Yllin me 33 pikë.
Më poshtë renditja tabelare në Superligën e Kosovës në basketboll:
| Ekipet | Pikët |
| 1. Ponte Prizreni | 36 |
| 2. Rahoveci | 34 |
| 3. Golden Eagle Ylli | 33 |
| 4. Peja | 32 |
| 5. Bashkimi | 31 |
| 6. Trepça | 29 |
| 7. Sigal Prishtina | 28 |
| 8. Vëllaznimi | 27 |