Munishi: Rikthimi në Suharekë emocional për mua, Gjilani luan për nderin dhe krenarinë e klubit

24.04.2021

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra që tashmë drejtohet nga Ismet Munishi do të udhëtoj drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin, skuadër kjo që po lufton për të dalë kampion këtë edicion. Ndeshja Ballkani – Gjilani do të zhvillohet nesër me fillim […]

Munishi: Rikthimi në Suharekë emocional për mua, Gjilani luan për nderin dhe krenarinë e klubit Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra që tashmë drejtohet nga Ismet Munishi do të udhëtoj drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin, skuadër kjo që po lufton për të dalë kampion këtë edicion.

Ndeshja Ballkani – Gjilani do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 15:00.

Aktualisht Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me 61 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e katërt me 43 pikë.

Sfidë e vështirë do të jetë edhe për trajnerin Ismet Munishi, i cili rikthehet për t’u përballur me të kaluarën e tij.

Në një prononcim për Gazetën “Enigma”, i pari i shtabit teknik të ‘kuqebardhëve’ ka deklaruar se do të jetë një sfidë emocionale për të ndaj ish-skuadrës, mirëpo tashmë është i fokusuar për të ardhmen dhe se do ta bëj të pamundurën për të patur suksese me “Skifterat”.

“Është kërkesë deçisive që ta rrespektojmë kampionatin “Fair Play”, në mënyrë që ta ruajmë emrin dhe historinë e klubit. Ne do të luftojmë në secilën ndeshje, do të futemi për të marrë maksimumin, deri në fundin e kampionatit”, deklaroi fillimisht Munishi.

Munishi do të ishte tejet i lumtur nëse Ballkani arrinë objektivat këtë sezonë, por deklaron që të dielën do të udhëtojnë për të marrë maksimumin me Gjilanin.

“Dëshira ime është që Ballkani të arrijë objektivat e këtij sezoni, por duhet kuptuar që kjo varet nga direkt ata dhe jo nga dikush tjetër”.

“Do të kem emocione në Suharekë, kuptohet se nuk është aspak e lehtë për mua. Por, tani jam trajner i Gjilanit dhe duhet t’i mbroj ngjyrat e saj me nder dhe krenari”, përfundoi Munishi.