Munishi: Niveli i Ligës së Parë i njejtë me atë të Superligës së para katër vitesh

22.02.2021

Ismet Munishi e ka komentuar nivelin e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës. Ai ka lavdëruar nivelin e këtij rangu, por edhe skuadrat pjesëmarrëse. “Pa pasur Ligë të Parë të fortë nuk kemi as Superligë të fortë”, deklaroi Munishi në “ATV”. “Liga e Parë është në nivelin e Superligës së para katër vitesh, kurse […]

Munishi: Niveli i Ligës së Parë i njejtë me atë të Superligës së para katër vitesh Foto: Ismet Munishi - Facebook

Ismet Munishi e ka komentuar nivelin e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.

Ai ka lavdëruar nivelin e këtij rangu, por edhe skuadrat pjesëmarrëse.

“Pa pasur Ligë të Parë të fortë nuk kemi as Superligë të fortë”, deklaroi Munishi në “ATV”.

“Liga e Parë është në nivelin e Superligës së para katër vitesh, kurse Superliga ka evoluar”, tregoi ai.

“Ka skuadra shumë të forta si Malisheva, Dukagjini, Liria, A&N”, shtoi Ismet Munishi.