Munishi: Drita nuk është kundërshtar i fortë sa Prishtina
Ismet Munishin dhe skuadrën e tij FC Ballkanin do ta pret një përballje tejet e vështirë këtë mesjavë, me ç’rast do të përballen kundër FC Dritës në kuadër të javës së 21 të Superligës së Kosovës. Por, Munishi nuk e konsideron duelin ndaj ish-skuadrës së tij të vështirë aq sa duelin ndaj Prishtinës. I ftuar […]
Ismet Munishin dhe skuadrën e tij FC Ballkanin do ta pret një përballje tejet e vështirë këtë mesjavë, me ç’rast do të përballen kundër FC Dritës në kuadër të javës së 21 të Superligës së Kosovës.
Por, Munishi nuk e konsideron duelin ndaj ish-skuadrës së tij të vështirë aq sa duelin ndaj Prishtinës.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, tekniku i njohur kosovar deklaroi:
“Dy ndeshje derbi brenda një kohe të shkurtër. Drita është skuadër cilësore, por nuk është kundërshtar i fortë sa Prishtina. Pas ndeshjes me Prishtinën çdo kundërshtarë do të na doket më i lehtë”.
Kujtojmë që dueli ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.