Munishi: Dje kam parë shumë skena të humorit, skuadra e Flamurtarit e meritoi fitoren

10.03.2020

Skuadra e Flamurtarit e ka surprizuar Ballkanin, teksa e ka mposhtur në ndeshjen e xhiros së 22-të në kryeqytet me rezultat 2 -1. Bashkim Shala dhe Veton Kabashi realizuan nga një gol në seciën pjesë për ti dhënë ‘kuqezinjëve’ një fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë. Mirlind Daku realizoi gol të vonshëm për skuadrën e Ballkanit. Daku golin e shënoi në […]

Munishi: Dje kam parë shumë skena të humorit, skuadra e Flamurtarit e meritoi fitoren Foto: Ilustrim

Skuadra e Flamurtarit e ka surprizuar Ballkanin, teksa e ka mposhtur në ndeshjen e xhiros së 22-të në kryeqytet me rezultat 2 -1.

Bashkim Shala dhe Veton Kabashi realizuan nga një gol në seciën pjesë për ti dhënë ‘kuqezinjëve’ një fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë. Mirlind Daku realizoi gol të vonshëm për skuadrën e Ballkanit.

Daku golin e shënoi në minutën e 89′, ndërsa Flamurtari në pjesën e parë kaloi në epërsi në minutën e 20′ dhe golin e dytë e shënoi në minutën e 49′.

Edhe, pse ishte pritur që fusha të jetë e rënduar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, fusha ishte në gjendje të mirë dhe ofroi kushte për të zhvilluar ndeshje të mirë, shkruan Insporti.com.

Përkundër humbjes Ballkani fazën e dytë në pozitën e parë me 44 pikë, një më shumë se Drita që e ndjekë në pozitën e dytë me 43 pikë.

Në këtë ndeshje trajneri Ismet Munishi, nuk e kishte ndihmën e dy futbollistëve të formacionit të parë, Arbër Prekazi dhe Arbër Hoxhës. Prekazi mungoi për shkak të kartonëve, ndërsa Hoxha për shkak të lëndimit që pësoi në derbi ndaj Dritës.

Insporti ka zhvilluar një bisedë me trajnerin Munishi rreth ndeshje dhe orarit të ri. Ballkani edhe pse humbi, në fazën e tretë ndeshjen e fundit të sezonit do ta zhvillojë si vendës dhe kjo do të jetë një plus i madh.

Munishi thotë se dy golat e pësuar janë si pasojë e mos reagimit të mirë, dhe të pranosh dy gola të tillë është e tepërt. “Nuk është mungesa e Arbër Prekazit, reagimi i futbollistëve nuk ishte i mirë në të dy golat, të pranosh dy gola të tillë pak është e tepërt”.

Numri një i bankinës së Ballkanit, nuk ka dashur të komentojë rastet e anulimit të golave të sulmuesit Mirlind Dakut. Daku i cili shënoi golin e vetëm për “portokallinjtë”, iu anuluan dy gola për shkak të pozitës jashtë loje. “Nuk e kam pa vidjon, nuk dua të komentojë fare rreth vendimeve. Për herë të parë në karrierën time si trajner në një ndeshje më ka ndodhë të shohë shumë skena të humorit, megjithatë nuk e kontestoj fitoren e Flamurtarit për asnjë moment, ata fituan me plotë meritë”.

Në fazën e tretë të kampionatit kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u zhvilluar dhe pesë xhirot e fundit për klubin nga Theranda do të jenë shumë të vështira, pasi do të luajë kundër Llapit, Feronikelit, Prishtinës, Gjilanit dhe krejt në fund ndaj Dritës. “Orari është i përshtatshëm, gjithçka do të varet nga ne. Shpresojmë në korrektësi në ndarje të drejtësisë, pasi shumë klube po e shohim që po ankohen. Ne do të mundohemi që në xhirot e para të fazës së tretë të grumbullojmë sa më shumë pikë, pasi në fund do t’i kemi përballjet direkte me rivalët për titull. Në Therandë, jemi të pa mposhtur dhe ashtu edhe do ta përfundojmë kampionatin”, e përfundoi bisedën Munishi.

Ballkani deri më tani nuk pësuar humbje në shtëpi, pasi ka dhjetë fitore dhe një barazim, duke shënuar 27 gola.

Ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Drenicës. /Insporti.com/