Daku: Do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin

07.04.2021

Është duke kaluar një formë mjaft të mirë tek FC Ballkani, Mirlind Daku i cili ka shënuar 26 gola në 27 ndeshje të Superligës së Kosovës. Sulmuesi Daku ka thënë se për momentin objektivi i tij është që të fitojë titullin kampion me klubin futbollistik nga Suhareka, Ballkanin. Po ashtu ai ka theksuar se e […]

Daku: Do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin Foto: Ilustrim

Është duke kaluar një formë mjaft të mirë tek FC Ballkani, Mirlind Daku i cili ka shënuar 26 gola në 27 ndeshje të Superligës së Kosovës.

Sulmuesi Daku ka thënë se për momentin objektivi i tij është që të fitojë titullin kampion me klubin futbollistik nga Suhareka, Ballkanin.

Po ashtu ai ka theksuar se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Kosovë, ku do të rikthehet në Osijek tek klubi kroat që zotëron kartonin e tij, për t’u transferuar diku tjetër.

“Unë do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin.

Pas përfundimit të sezonit do të kthehem te Osijeku. Ka pasur oferta nga disa skuadra, por duhet të bisedojë me trajnerin dhe klubin dhe ka mundësi që të transferohem diku tjetër”, u shpreh Daku.

Kujtojmë se Mirlind Daku edhe përkundër faktit që ka shënuar 27 gola dhe ka një përformancë të shkëlqyer, i njëjti nuk ishte ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars që i kishte zhvilluar Kombëtarja.