Manchester City vendos të blejë Kane dhe Grealish për 250 milionë Euro

16.07.2021

Manchester City vijon të përgatitet për merkaton e verës dhe i ka idetë shumë të qarta. Pep Guardiola do me çdo kusht dy goditjet Jack Grealish dhe Harry Kane për të krijuar një ekip dominues në Premier League dhe në Europë. Problemi mbetet gjithmonë financimi i këtyre dy operacioneve të mëdha pasi në total shkojnë […]

Manchester City vendos të blejë Kane dhe Grealish për 250 milionë Euro Foto: Ilustrim

Manchester City vijon të përgatitet për merkaton e verës dhe i ka idetë shumë të qarta.

Pep Guardiola do me çdo kusht dy goditjet Jack Grealish dhe Harry Kane për të krijuar një ekip dominues në Premier League dhe në Europë.

Problemi mbetet gjithmonë financimi i këtyre dy operacioneve të mëdha pasi në total shkojnë të paktën 250 mln Euro, 150 mln për Kane dhe 100 për Jack Grealish, me të cilët është fiksuar trajneri spanjoll dhe i do me patjetër në skuadër.

Pra vendimi i spanjollit është i qartë, nuk do përpjekje për njërin ose tjetrin por që të dy këtë verë dhe mënyra për të arritur tek ta është e qartë, do të shiten disa lojtarë të rëndësishëm.

Për Grealish situata është më optimiste pasi siç raportohet, mesfushori 25-vjeçar ka një klauzolë të fshehur  të cilën “Citizens” janë gati ta pagujnë dhe nuk shkon më shumë se 80 mln euro.

Ndryshe është situata me Kane, negociatat të cilat do të jenë të gjata e të lodhshme pasi bomber anglez nuk ka klauzolë dhe presidenti Levy kërkon të paktën 150 mln euro për kartonin e tij.

Për të arritur deri te këta dy lojtarë, drejtuesit e Manchester City kanë vendosur të shesin Gabriel Jesus, Bernardo Silva, Aymeric Laporte, Riyad Mahrez e Raheem Sterling ku në mos të gjithë, tre prej tyre do të shiten patjetër për të grumbulluar 150 mln euro.

Janë edhe disa të rinj që Manchester City zotëron dhe shitja e tyre do të mbushë arkën, siç ishte rasti i Jack Harrison i cili u ble për 13 mln euro nga Leeds.