Manchester City me ofertë prej 150 milionë euro për Harry Kane

26.06.2021

Manchester City është në kërkim të një qendërsulmuesi të nivelit të lartë dhe Harry Kane është i zgjedhuri i Pep Guardiolash. Përpjekja për të blerë yllin e Tottenham zgjat prej javësh. Tottenham ka refuzuar një ofertë para disa ditësh, por Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet, pavarësisht se e di mirë se rruga për […]

Manchester City me ofertë prej 150 milionë euro për Harry Kane Foto: Ilustrim

Manchester City është në kërkim të një qendërsulmuesi të nivelit të lartë dhe Harry Kane është i zgjedhuri i Pep Guardiolash.

Përpjekja për të blerë yllin e Tottenham zgjat prej javësh.

Tottenham ka refuzuar një ofertë para disa ditësh, por Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet, pavarësisht se e di mirë se rruga për te Kane është malore e madhe.

ESPN zbulon se sheikët e klubit anglez kanë gati një ofertë të re për sulmuesin e Anglisë. Ata janë gati të japin 150 milionë euro për Harry Kane. Tunduese!