Manchester City favorit për transferimin e Kane

19.05.2021

Sulmuesi anglez, Harry Kane siç raportohet thuhet se ka dorëzuar kërkesën për largimin nga klubi i Tottenhamit. Kane është duke kërkuar një klub tjetër për një aventurë të re dhe se Tottenham Spurs tashmë janë të gatshëm të shesin atë. Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuar për transferimin e sulmuesit anglez, por sipas […]

Manchester City favorit për transferimin e Kane Foto: Ilustrim

Sulmuesi anglez, Harry Kane siç raportohet thuhet se ka dorëzuar kërkesën për largimin nga klubi i Tottenhamit.

Kane është duke kërkuar një klub tjetër për një aventurë të re dhe se Tottenham Spurs tashmë janë të gatshëm të shesin atë.

Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuar për transferimin e sulmuesit anglez, por sipas asaj që raporton Daily Mail, Kane është më afër kalimit te Manchester City.

Në PremierLigë sulmuesi anglez ka shënuar 165 gola dhe nuk përjashtohet qëndrimi i tij edhe më tej aty.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e sheh Kane si zëvendësues të Sergio Agueros, pasi që ky i fundit tashmë ka konfirmuar largimin.

Tottenham Spurs kërkojnë mbi 90 milionë euro për kartonin e tij dhe se Citizens kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.