Manchester City beson se do të transferojë Kane nga Tottenhami

09.08.2021

Manchester City beson që ata do të nënshkruajnë me yllin e Tottenhamit, Harry Kane – edhe nëse marrëveshje ndodh para fillimit të këtij sezoni. Kapiteni i Anglisë mbetet një top synim për Pep Guardiolan, me kampionët e Premier Ligës të cilët kanë refuzuar që të fillojnë negociatat për ta marrë Messi, derisa ata janë të […]

Manchester City beson se do të transferojë Kane nga Tottenhami Foto: Ilustrim

Manchester City beson që ata do të nënshkruajnë me yllin e Tottenhamit, Harry Kane – edhe nëse marrëveshje ndodh para fillimit të këtij sezoni.

Kapiteni i Anglisë mbetet një top synim për Pep Guardiolan, me kampionët e Premier Ligës të cilët kanë refuzuar që të fillojnë negociatat për ta marrë Messi, derisa ata janë të fokusuar për të arritur një marrëveshje me vlerë prej 150 milionë funte për transferimin e Kane.

Pavarësisht se Spurs nuk ju ka dhënë atyre shpresë, City beson që Kane do të jetë lojtar i tyre para se të përfundojë ky afat i transferove në fund të këtij muaji.

Spurs janë duke punuar për të arritur një marrëveshje me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez i cili vlerësohet 60 milionë funte edhe pse burimet e klubit thonë se sulmuesi i ri do të jetë më shumë partner potencial i Kane se sa zëvendësim i tij.

Vendimi i Kane për të lëshuar një deklaratë për media të premten për arsyet e mungesës së tij në ndeshjet parasezonale është parë nga disa që është një shenjë që ai dëshiron të largohet për te kampionët e Premier ligës.

“Nëse Tottenhami nuk dëshiron të negocion, atëherë gjithçka ka përfunduar. Nëse ata dëshirojnë që të negociojnë, shumë klube do ta dëshironin atë, ne nuk bëjmë përjashtim. Ne jemi shumë të interesuar për të”, ka thënë Guardiola pas deklaratës se 28-vjeçarit.

Shefi i Spurs. Daniel Levy njihet si një negociator i vështirë sidomos kur është në pyetje shitja e aseteve kryesor të klubit, por City ka lënë hapësirë për relaksim dhe negociatat do të fillojnë pasi fillon sezoni.

Në anën tjetër, trajneri i Tottenham Nuno ka thënë sot se Kane mund të startojë kundër Manchester City në fund të kësaj jave.