Lionel Messi futet në garë për Këpucën e Artë

08.01.2021

Lionel Messi është futur bindshëm në garë për trofeun “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë në La Liga, falë dy golave që i shënoi në fitoren e Barcelonës kundër Athletic Club. Messi e ka fituar çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga plot shtatë herë dhe ai do të kërkojë ta fitojë të […]

Lionel Messi futet në garë për Këpucën e Artë Foto: Ilustrim

Lionel Messi është futur bindshëm në garë për trofeun “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë në La Liga, falë dy golave që i shënoi në fitoren e Barcelonës kundër Athletic Club.

Messi e ka fituar çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga plot shtatë herë dhe ai do të kërkojë ta fitojë të tetin në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit në Barcelonë.

Dygolëshi kundër Athletic e çon në nëntë numrin e golave të tij deri tani këtë sezon, aq sa kanë edhe treshja Iago Aspas, Luis Suarez dhe Gerard Moreno.

E pabesueshme por Messi e shënoi vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e para këtë sezon, por u zgjua nga gjumi më kohë.

Ai i ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe ndeshja e vetme në të cilën ai dështoi të shënojë ishte kundër Huescas, falë një paraqitjeje të mrekullueshme nga portieri Alvaro Fernandez.

Për më tepër, Messi u duk shumë i lumtur dhe se po e shijonte lojën për herë të parë këtë sezon mbrëmë kundër Athletic.